Dua Lipa rrëmben një tjetër çmim
Një nga vajzat më të suksesshme shqiptare në mbarë botën është vlerësuar me një tjetër çmim. Bëhet fjalë për 23-vjeçaren, Dua Lipa, e cila ka rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë femër”.
Dua u paraqit në tapetin e kuq të “02 Silver Clef Awards” në Londër e veshur me një kostum të bardhë.
Sigurisht që mbrëmja nuk u mbyll më kaq, bushuroshja shqiptare foli edhe për projektet e saj, ku pritet që shumë shpejt të hedhi në treg albumin e saj të ri.
E pyetur nga BBC, 23-vjeçarja ka rrëfyer se është shumë nervoze për albumin që pritet të dali në treg në fund të vitit.
“Tani kam një ide shumë të qartë për atë që po bëj dhe çfarë dua të them. Gjërat për të cilat nuk kam frikë,”-shtoi Dua. “Me muzikën, dua të sigurohem që fansat të jenë një hapësirë të sigurtë ku mund të vijnë për të dëgjuar muzikë. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për mua.”
























