23:19 / 06.07.2019
Argjentina e treta në Kupën e Amerikës
Argjentina e ka mposhtur sot Kilin me rezultat 2-1.
Ndeshja u zhvillua në Sao Paulo të Brazilit dhe ishte e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.
Argjentina pati një hendikep të madh, pasi Messi është përjashtuar nga loja me karton të kuq në minutën e 38-të, ndërsa me një lojtar më pak është edhe Kili, pasi nga loja nga minuta e 26-të ishte përjashtuar Gary Medel.
Argjentina ishte mposhtur në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës nga Brazili, kurse u tregua e suksesshme në tentimin për ta marrë medaljen e bronztë të kësaj gare.























