11:23 / 07.07.2019
Basha thirrje për protestën: Të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar qytetarët që nesër t’i bashkohen protestës kombëtare në Tiranë.
Basha përmes një postimi në Facebook, ka ftuar shqiptarët për të rrëzuar qeverinë Rama.
Thirrjen ka shoqëruar me një video.
“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.























