Prezantohet Hernandez: Te Milani erdha për të shkruar historinë
BKT
Sport

Prezantohet Hernandez: Te Milani erdha për të shkruar historinë

Theo Hernandez u largua nga Real Madridi për t`ju bashkuar Milanit.

Kuqezinjte paguan 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez.

Në një deklaratë për televizionin zyrtar të klubit, Hernandez tha që ka ardhur në San Siro për të fituar Ligën e Kampionëve, transmeton albeu.

"Jam shumë i lumtur që bashkohem me AC Milan. Shpresoj të shkruaj histori me këtë klub. Do të jap më të mirën time. AC Milan është klub i madh, për këtë arsye kam ardhur këtu, për të fituar Ligën e Kampionëve. Dua ti tregoj të gjithëve se kam ardhur për të shkruar historinë. Forza Milan", deklaroi Hernandez.