“Jam i lumtur që u riktheva në shtëpi”, Suarez prezantohet tek skuadra e re
BKT
Sport

“Jam i lumtur që u riktheva në shtëpi”, Suarez prezantohet tek skuadra e re

Denis Suarez u prezantua ditën e sotme tek Celta Vigo, tek të cilët u transferua nga Barcelona.

Në intervistën e parë të dhënë për mediat, mesfushori u shfaq shumë i lumtur për aventurën e re: “Unë jam shumë i lumtur që u riktheva në shtëpi. Njerëzit janë të lumtur për kthimin tim. Është një mundësi shumë e madhe, për të vazhduar të rritem si lojtar. Unë isha duke kërkuar për një vend ku të ndihesha i vlefshëm. Tani e tutje qëllimi im është të ndihmoj  Selta Vigon, të rritet për ta çuar në vendin ku e meriton, e cila është Evropa”,  u shpreh 25-vjeçari.

Kujtojmë se lojtari luajti gjysmën e sezonit i huazuar tek Arsenali, ku nuk arriti të gjejë shumë hapësira.