16:54 / 07.07.2019
Icardi me shumë mundësi kalon tek Juventusi
Ditë më parë Marotta u shpreh se Icardi nuk është në planet e Interit.
Tashmë dihet se Juventusi është skuadra e interesuar për shërbimet e argjentinasit dhe i njëjti mund të përfundojë në Torino për një shumë rreth 60 milionë euro.
"Është e nevojshme që lojtarit t’i gjejmë një klub që t’i plotësojë dëshirat”, tha Beppe Marotta duke komentuar mbi thashethemet për shitjen e mundshme të Icardit te Juventusi.
Ndërkohë që dhe më parë është përfolur për një kalim të Icardit te Juve. Por bardhezinjtë duhet të shesin njërin mes Mandzukicit dhe Higuainit për ti hapur vendin argjentinasit.























