Roma e gjen zëvendësuesin e Manolas
BKT
Sport

Roma e gjen zëvendësuesin e Manolas

Roma ka vendosur të ndërhyjë menjëherë në tregun e transferimeve për të gjetur zëvendësuesin e Kostas Manolas.

Mbrojtësi grek ditë më parë zyrtarizoi kalimin te Napoli, ndërsa nuk u prit mirë nga tifozët romak.

‘Giallorosët’ e shohin mbrojtësin e Real Betis, Marc Bartra, si lojtarin ideal për të zëvendësuar Manolas, transmeton lajmi.net.

Sky Sport në Itali bën të ditur se klubi nga kryeqyteti ka pasur bisedime pozitive me agjentin e Bartra, dhe marrëveshja mund të arrihet që këtë javë.

Bartra 28 vjeçar, gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.