SHBA-të kampione të botës, dominojnë Holandën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mposhtur Holandën dhe janë shpallur për herë të dytë radhazi kampione të botës për femrat.
SHBA-të treguan edhe njëherë dominimin në futbollin e femrave, duke e mposhtur 2-0 Holandën.
Amerikanet dominuan në tërësi ndeshje, por gjithsesi goli mungoi gjatë 45 minutave të para.
Minuta e 61’ solli edhe golin e parë, kur gjyqtarja e takimit vendosi të konsultohej me dhomën e VAR-it për të akorduar penallti në të mirë të SHBA-së të cilën në golë e akordoi Rapinoe (61’).
Lavelle (69’) më pas i dha fund shpresave të ‘Tulipanëve’ për rezultat pozitiv, duke vulosur rezultatin 2-0.
Për Holandën kjo ishte arritja më e madhe ndonjëherë, ndërsa SHBA triumfoi për herë të katërt në histori, më së shumti nga të gjitha shtetet.























