22:24 / 07.07.2019
Zhbllokohet finalja, Brazili në epërsi pas asistimit brilant të Jesus
Brazili e ka zhbllokuar shumë shpejtë ndeshjen ndaj Peru në finalen e Kupës së Amerikës.
Pas vetëm 15 minutave lojë, ‘Seleçao’ kanë kaluar në epërsi, pavarësisht fillimit të mirë të kundërshtarëve.
Një harkim i bukur nga e djathta nga Gabriel Jesus, bëri që lojtari që po shkëlqen në këtë kompeticion, Everton të realizonte për avantazhin fillestar të ekipit të Tite.
Kujtojmë se këto dy skuadrat u përballën edhe në fazën e grupeve, kur Brazili triumfoi bindshëm 5-0.























