Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë i ftuar do të jetë Arton Hashani, stilist i flokëve, i cili do të flasë për prerjen e flokëve, në përshtatje me fytyrën si dhe për kujdesin, ngjyrat dhe shkëlqimin e flokëve.

Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Vehbi Haliti, autor i cili do të na njoftojë për librin "Gjurmë diaspore në Graz".

Në lidhje të drejtprdrejt do të paraqitet Ismet Hajrullahu, drejtor nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

 Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme