De Ligt te PSG? Kjo është përgjigja e Leonardos
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka konfirmuar se klubi nuk do ta transferojë Matthijs de Ligt, duke besuar se është shumë i shtrenjtë pavarësisht se ylli i Ajax është një “lojtar i madh”.
19-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes këtë verë pasi shkëlqeu për klubin dhe kombëtaren gjatë edicionit 2018/19.
Ai e udhëhoqi Ajaxit drejt fitimit të Eredivisie, si dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku eliminuan pas një goli të vonshëm të Lucas Moura, përcjell lajmi.net.
Dhe në një intervistë me Le Parisien, Leonardo konfirmoi se mbrojtësi ishte një opsion për kampionët e Ligue 1, por ata kanë vendosur për mosblerjen e tij për shkak se mund të kushtojë shumë shtrenjtë.
“De Ligt nuk do të vijë te PSG”, tha Leonardo për Le Parisien. “Ishte një mundësi, ai është një lojtar i madh, por nuk ishte koha e duhur për të bërë një investim të madh”.
“Ne duhet të qetësohemi, nuk kemi 200 milionë euro për të shpenzuar”.























