ASHNA dhe ALBCONTROL nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi
BKT
Lajme

ASHNA dhe ALBCONTROL nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror e Kosovës - ASHNA dhe Ofruesi i Shërbimeve të Trafikut Ajror të Shqipërisë ALBCONTROL, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për Krijimin dhe Zhvillimin e Bashkëpunimit Strategjik.

Menaxhmenti i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), i prirë nga Drejtori Bahri Nuredini, ka pritur në takim një deleagacion të Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Shqipërisë “ALBCONTROL”, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Mina Kusta si dhe Drejtorin e Divizionit për Siguri, Cilësi dhe Sigurim Sokol Ruçi, me ç`rast edhe nënshkruan “Memorandum Mirëkuptimi për Krijimin dhe Zhvillimin e Bashkëpunimit Strategjik”, ndërmjet ASHNA-së dhe ALBCONTROL.

Drejtori Bahri Nuredini, njoftoi kreun e ALBCONTROL, me planet dhe projektet që janë duke u
realizuar dhe që pritet të realizohen në të ardhmen në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit
Ajror.

“Përmes këtij memorandumi arrihet mirëkuptimi i të dyja autoriteteve që të ndihmojnë njëra-
tjetrën në zbatimin e kërkesave ndërkombëtare të rëndësishme për fushën e Shërbimeve të
Navigacionit Ajror”.

Nga ana tjetër Drejtori i Përgjithshëm i ALBCONTROL Mina Kusta, shprehu gatishmërinë e tij
që të ofrojë ndihmën e ALBCONTROL dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes të
ASHNA-së dhe ALBCONTROL.

Qëllimi i këtij Memorandumi është që palët të ndihmojnë njëra-tjetrën, në zbatimin e kërkesave
ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil - ONAC, Bashkimit Evropian -
BE, EUROCONTROL dhe kërkesave tjera, ashtu si konsiderohen të rëndësishme për fushën e
Shërbimeve të Navigacionit Ajror / Menaxhimit të Trafikut Ajror.

Në fund u realizua edhe një vizitë në ambientet e ASHNA-së, me ç`rast Drejtori Bahri Nuredini
falënderoi delegacionin e ALBCONTROL për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar deri më
tani.


MË SHUME NGA Lajme