​​Përfundon pjesa e parë, rezultat i barabartë në Uells
BKT
Sport

​​Përfundon pjesa e parë, rezultat i barabartë në Uells

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes TNS dhe Feronikelit.

Dy skuadrat kryesisht gjatë gjithë pjesës së parë janë fokusuar në mesfushë, ku nuk kanë lejuar ndonjë rast të mirë shënimi. Rasti më i mirë për kampionin kosovar ishte në minutat e fundit të pjesës së parë, ku Mevlan Zeka arriti të godas fuqishëm, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja e vendasve.

Kujtojmë që ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet pas një jave në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.