VIDEO-Aliu: Në Ferizaj po punohet në shumë projekte
RTKlive
Që nga marrja e mandatit Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka filluar punën në shumë projekte që janë me rëndësi për zhvillimin e qytetit.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se në këtë kohë po punohet në disa projekte në Komunën e Ferizajt.
“Tani është duke u punuar shumë projekte, njëri ndër to është projekti i madh i bashkimit të qytetit në të cilin po punohet me dinamik të përshpejtuar”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Aliu ka folur edhe për privatizimin e klubit sportit të Ferizajt, i cili është marrë në menaxhim nga investitorët anglez.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka folur edhe për investimet në shëndetësi, ku tha se Spitali regjional që është duke u ndërtuar në Ferizaj do të zgjidh shumë probleme. Edhe për lokacionin e varrezave, Aliu ha se është bërë zgjidhje afatgjate.























