Nuk ka parlament nesër, seanca shtyhet për në 18 korrik
BKT
Shqipëri

Nuk ka parlament nesër, seanca shtyhet për në 18 korrik

Këtë të enjte nuk do të ketë parlament. Seanca plenare e parashikuar të mbahet nesër me 11 korrik është shtyrë për në datën 18 korrik.

"Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare", njofton Kuvendi.

Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data.


MË SHUME NGA Shqipëri