12:24 / 10.07.2019
Ledri Vula feston ditëlindjen, kjo është mosha e tij
Ledri Vula sot feston ditëlindjen.
Sot është një ditë e rëndësishme për Ledri Vulën.
Kjo pasi ai feston ditëlindjen dhe ka mbushur 33 vite jetë. Këtë e bëri të ditur vetë pranë një fotografie të cilën e publikoj në llogarinë e tij në Instagram.
“33” ka shkruar Ledri pranë fotos tek e cila sigurisht se nuk kanë munguar urimet e shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa.
Ledri karrierën muzikore e ka nisur herët e edhe sot vazhdon të jetë tejet i suksesshëm.

Projekti i fundit muzikor i Ledrit është kënga solo ‘Mem’ e cila u pëlqye nga publiku.























