13:02 / 10.07.2019
Gjykata spanjolle i jep të drejtë djalit biologjik të Julio Iglesias
Një gjykatë spanjolle ka vendosur sot se këngëtari spanjoll me çmime Grammy, Julio Iglesias është babai biologjik i një 43 vjeçari.
Rasti është sjellë nga Javier Sanchez Santos, i biri i ish-balerinës portugeze Maria Edite, e cila thotë se kishte një marrëdhënie të shkurtër me Iglesias në vitin 1975.
Iglesias ka tre fëmijë me ish-gruan, Isabel Preysler, duke përfshirë këngëtarin Enrique Iglesias, dhe pesë të tjerë me gruan e tij të dytë.























