Kovaç flet për Sane dhe Dembele
BKT
Sport

Kovaç flet për Sane dhe Dembele

Trajneri i Bayernit, Niko Kovaç ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt, Leroy Sane do ta forcojë ekipin e Bayernit.

Shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka treguar të hënën se klubi po dëshiron që të transferojë ish-sulmuesin e  Schalkes.

“Ai mund të na ndihmojë shumë. Ai e ka treguar veten te kombëtarja e tij dhe te City”, ka thënë Kovaç.

Ai po ashtu foli edhe për sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele, duke thënë  se ai është gjithashtu një lojtar i mirë.

“Ai është një lojtar i mirë gjithashtu, ne po fokusohemi në sulm sepse kemi humbur dy sulmuesit tonë Ribery e Robben”, tha Kovaç.

Ai në fund shtoi se këtë sezon duan që të mbrojnë dy titujt e fituar dhe të bëjmë një lojë më të mirë në Evropë.