Naim Maloku ftohet nga Specialja
BKT
Lajme

Naim Maloku ftohet nga Specialja

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Maloku ka njoftuar se është ftuar nëpërmjet telefonit në gjuhën sllovene, por që ka bërë të ditur se nuk do të mund të udhëtojë për në Hagë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Maloku ka thënë se angazhimi i tij në UÇK e bën krenar tërë jetën.

Postimi i Malokut në Facebook:

Bashkëluftëtarë te mi, familjar dhe miq! Ju njoftoj që sot, përmes telefonit dhe në gjuhën sllovene, jam kontaktuar nga Gjykata e Hagës me ftesë që të paraqitem ditët në vijim për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Ju njoftoj gjithashtu që është hera e parë që une kontaktohem nga kjo Gjykatë. Njoftova Gjykatën që për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore une nuk mund të udhëtoj për atje. Angazhimi im në përpjekjet e popullit tim për liri, i kurorëzuar me të qenit oficer i lartë në të shejtën UÇK, më bënë të ndihem krenar tërë jetën duke lënë trashëgiminë me të çmuar për pasardhësit e mi.


MË SHUME NGA Lajme