15:36 / 10.07.2019
Bërnabiq: BE-ja të reagojë ndaj ndalimit të hyrjes së Vulinit në Kosovë
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha sot se institucionet e BE-së përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit duhet të reagojnë ndaj ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë.
Ky reagim i saj erdhi pasi që ministri i Mbrojtes në Qeverinë e saj, Aleksandar Vulin nuk u lejua që sot ta vizitojë Kosovën.
Bërnabiq më tutje ka thënë se kjo është në përputhje të plotë me politikën e autoriteteve kosovare e që sipas saj “është kundër lirive të mallrave dhe shërbimeve dhe me sa duket lirisë së lëvizjes”.























