Solskjaer: Pogba duhet të qëndrojë edhe një sezon tjetër
BKT
Sport

Solskjaer: Pogba duhet të qëndrojë edhe një sezon tjetër

Paul Pogba mund të transferohet te Real Madridi vetëm nëse qëndron edhe një sezon tjetër te Manchester United.

Francezi është i lidhur me një transferim në Spanjë, por ka mundësi te rikthehet te klubi i tij i vjetër Juventus.

Reali pasi transferojë Eden Hazardin nga Chelsea për 130 milionë euro e dëshiron edhe transferimin e Pogbas këtë verë.      

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Solskjaer i ka thënë Pogbas që nëse dëshiron të transferohet në “Santiago Bernabeu”, duhet të luaj edhe një sezon tjetër te United.

Solskjaer po shpreson që sezoni i ardhshëm të jetë një sezon i mirë në ketë mënyrë vlera e lojtarit do të jetë rreth 160 milionë euro dhe United do të kërkojë çmimin e plotë të lojtarit.