20:36 / 10.07.2019
Task-forca që drejtohet nga Hasani mbanë mbledhjen e parë
Task- Forca kundër drogës në shkolla është mbledhur në kryesim të drejtuesit të saj, Avdullah Hasanit.
“Sot, bashkë me ministrat, zëvendësministrat, Drejtorin e Policisë së Kosovës, Zëvendës Kryeprokuroren, Avokatin e Popullit, në hapjen e fillimit të punimeve të mbledhjes së parë konstituive të Task Forcës Anti Drog tek të rinjtë dhe Siguri në Shkolla. I lumtur që nën përkrahjen e kryeministrit Haradinaj po e nisim një mision të veçantë, luftimin dhe largimin e drogës nga të rinjtë dhe institucionet shkollore. Ky do të jetë qëllimI ynë primar!”, ka shkruar Hasani në Facebook.























