21:06 / 10.07.2019
Tri klubet e mëdha evropiane në garë për Neres
Manchester United, Bayern Munich dhe Atletico Madrid janë duke bërë garë për sulmuesin e Ajaxit, David Neres, raportojnë mediet e huaja.
Të tri klubet e mëdha evropiane kanë bërë kontaktet e para me klubin holandez për brazilianin.
Bayerni ka filluar bisedimet me lojtarin që disa javë ndërsa Atletico e United janë duke përgatitur ofertë për Neres. Vlera e lojtarit është 50 milionë euro.























