21:09 / 10.07.2019
Rodrigo, plani B i Napolit
Napoli është i interesuar për sulmuesin e Valencias, Rodrigo, transmetojnë mediet itaiane.
Gjiganti italian është duke u munduar që të transferojë në ekip James Rodriguez prej Realit, por nëse ky transferim dështon, atëherë “Napolitanët”, mund t’i bëjnë ofertë Rodrigos.
28-vjeçari është i lidhur edhe me disa klube angleze dhe Valencia janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat.























