Gërvalla për rrahjet në LDK: Shpërthimet si këto të fundit s`habisin aspak
Aktivistja e LDK-së, Donika Gërvalla, akuzon Isa Mustafën si person që për vite me radhë e përdhunoi vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të LDK-së.
Ky reagim i Gërvallës vijen pas përleshjeve të shumta në nëndegët e LDK-së në disa prej komunave.
Postimi i plotë:
Kur në krye të një partie një grusht njerëzish pa parime, pa guxim, pa vizion politik dhe pa integritet personal për vite me radhë e përdhunojnë vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të kësaj partie, atëherë shpërthimet si këto të fundit nuk habisin aspak.
Dhe mos të qajnë me lot krokodili puthadorët frikacakë, të gjithë ata që me vite të tëra u bënë spektatorët më të neveritshëm të rrënimit të partisë më fisnike ndër shqiptarët e të gjitha viseve.
LDK shpresë dhe besë dikur, ndoshta edhe nesër përsëri, por sot dhe me këto figura në krye, kurrsesi.























