23:09 / 10.07.2019
Edhe Leicester City në ndjekje të Praet
Leicester City ka hyrë në garë për mesfushorin e Sampdorias, Dennis Praet, raportojnë mediet angleze.
Arsenali dhe Milani janë duke u munduar që ta transferojnë lojtarin që një kohë të gjatë.
Sampdoria ka kërkuar për belgun 49 milionë euro. Leicesteri i është bashkuar tash garës për belgun pasi ka shikuar 37 paraqitjet e tij në sezonin e kaluar në Seria A.























