Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë e ftuar do të jetë Suada Pajaziti, mësuese e Jogës, e cila do të flasë për detox për mendje, trup dhe shpirt.

Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Visare Mujko Nimani, udhëheqëse e UNFPA-së në Kosovë, e cila do të flasë për ditën botërore të popullsisë.

Në lidhje të drejtpërdrejt do të paraqitet Florent Mehmeti, koordinator, i cili do të na njoftojë më detajisht për nisjen e festivalit të artit në hapësirë publike "Hapu".

Po në një lidhje të drejtpërdrejt por nga Londra Majlinda Aliu, do të na njoftojë për konferencën globale kushtuar lirisë së medias në botë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme