10:03 / 11.07.2019
Milani nuk heq dorë nga Lovren
Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren vazhdon të jetë një kërkesë nga AC Milani.
Derisa Lovren nuk ka thënë se dëshiron të qëndrojë në “Anfield”, agjenti i tij është duke vazhduar bisedimet me Milanin.
Mediat italiane thonë se Milani është duke diskutuar me “The Reds”, për vlerën e Lovrenit.
Liverpooli po mundohet që ta mbajë lojtarin, mirëpo Lovren kërkon largimin por asnjë marrëveshje nuk është arritur.
Jurgen Kloop është duke vazhduar përgatitjet me Lovrenin për sezonin e ardhshëm.
Liverpooli nuk është i interesuar ta shesë kroatin nën 25 milionë euro.























