10:51 / 11.07.2019
Diego Costa pranë rikthimit në kampionatin anglez
Diego Costa është pranë rikthimit në Premier League te Evertoni.
Evertoni po kërkon një sulmues dhe spanjolli po shihet si zgjedhja e duhur.
30-vjeçari ka luajtur tri vite te Chelsea para se te transferohej te Atletico në vitin 2017.
Shumë media kanë raportuar për interesimin e Evertonit për Costan.
Atletico ka transferuar ketë verë Joao Felixin nga Benfica për 120 milionë euro, ndërsa kanë marrëveshje me Chelsean që vitin e ardhshëm të blejë edhe Alvaro Moratën për 57 milionë euro.
Kjo bën që Atletico të mos ketë para për ta mbajtur sulmuesin me origjinë nga Brazili Diego Costa.























