Hasani padi për NISMA-në: Po i shfrytëzojnë institucionet për hakmarrje
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj NISMA Socialdemokrate. Hasani nëpërmjet një postimi në `Facebook` ka thënë se pas dorëheqjes si shenjë hakmarrjeje jo pari ka nisur një fushatë të ulët ndaj tij.
Hasani ka thënë se duke i shfrytëzuar pozitat shtetërore po e bëjnë një gjë të tillë.
Hasani i ka publikuar dëshmitë e pagesës si dëshmi që nuk ka të bëjë asgjë me pretendimet e tyre.
Ky është postimi i plotë i Hasanit në 'Facebook':
NISMA Socialdemokrate ka nisur një fushatë tejet të egër dhe të ulët ndaj meje si shenjë hakmarrjeje për largimin tim nga kjo parti. Duke i shfrytëzuar institucionet shtetërore ata po provojnë të më akuzojnë se kinse si kam arsyetuar 2 mijë e 300 euro. E para të gjitha faturat për këto mjete janë fshehur qëllimshëm. Për këtë i kam dëshmitë të gjitha faturat dhe pagesat janë bërë përmes kartelës bankare. Këtu nuk ka të bëjë me paradhënie siç pretendohet por pagesa të rregullta të kryera përmes kartelës bankare/. Është shpifje e ulët se unë i paskam marrë këto para. Fshehja e dëshmive po ashtu është e dënueshme. Unë do t'i padisë për shpifje. Me përgjegjësi të plotë morale ju them se kjo është vetëm një fushatë hakmarrëse ndaj meje!
Këtu i keni të gjitha dëshmitë, kartela dha faturat:






























