Bale refuzon ofertën që do ta bënte futbollistin më të paguar
BKT
Sport

Bale refuzon ofertën që do ta bënte futbollistin më të paguar

Gareth Bale refuzon një ofertë të çmendur nga Kina.

Edhe pse nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, sulmuesi uellsian ka edhe 3 vite kontratë me Los Blancos dhe nuk dëshiron të largohet nga Madridi pasi është i sigurt se mund të bëjë mirë dhe mund të bindë sërish trajnerin Zidane të besojë tek ai.

Nga Lindja e Largët ka ardhur vërtetë një ofertë e paimagjinueshme për Bale pasi një klub i Superligës kineze, emri i të cilit nuk bëhet i ditur i ka ofruar britanikut një pagë faronike prej 1 milionë euro në javë, me Gareth që nëse do të pranonte do të bëhej futbollisti më i paguar në botë, por uellsiani e ka refuzuar ofertën pasi transferimi në Kinë nuk bën pjesë në planet e tij të afërta./Supersport.al