Juve-Ajax, ende pa marrëveshje për De Ligt
BKT
Sport

Juve-Ajax, ende pa marrëveshje për De Ligt

Juventusi po vazhdon negociatat me Ajaxin për mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Ajax kërkon 75 milionë euro dhe nuk e ka në plan të ulë çmimin për kapitenin e skuadrës.

De Ligt ka pranuar që të transferohet në Torino, mirëpo Ajax nuk dëshiron që lojtari të shitet për më pak se 75 milionë euro.        

Juventusi me ofertën e re është gati të paguajë rreth 67 milionë euro për holandezin.

Kampionët e Seria A po shpresojnë se kjo marrëveshje të kryhet këtë javë dhe transferimi i tij të behët të shtunën.