Gjiganti spanjoll heq dorë nga Neymari
BKT
Sport

Gjiganti spanjoll heq dorë nga Neymari

Real Madrid ka hequr dorë nga ylli i PSG-së, Neymar.

Mediet spanjolle thonë se Reali nuk po mundohet që ta sjellë Neymarin në “Santiago Bernabeu”.

Neymar mund të largohet nga Parisi sapo oferta e duhur të vijë dhe kampionët e Francës, PSG preferojnë që braziliani të transferohet në Madrid, pavarësisht interesimit të Barcelonës.     

Presidenti i Realit, Florentino Perez më herët ka qenë i interesuar për brazilianin, mirëpo tash gjiganti spanjoll ka shfaqur interesimin për Kylian Mbappe.