19:16 / 12.07.2019
FIFA nuk e lejoi Chelsean ta transferojë Rabiotin
Chelsea ishte gati për të transferuar në ekip Adrien Rabiot para Juventusit.
Ish-mesfushori i PSG-së, nënshkroi kontratë me Juventusin javën e kaluar.
Mediet franceze thonë Chelsea ishte afër transferimit të tij, mirëpo gjithçka ra poshtë kur FIFA ia ndaloi ketë transferim.
Kjo bëri që Juventusi të ketë një përparësi dhe arriti ta transferojë francezin.























