Ish-ministri Hasani kalon në AAK
BKT
Lajme

Ish-ministri Hasani kalon në AAK

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tash është anëtar i AAK-së. 

Aderimin e tij në AAK e ka prezantuar lideri i kësaj partie, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. 

"Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan sot ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, asamblistja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, profesoresha Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci, ekonomist i shquar dhe Burhan Arifi, stomatolog i njohur.
Interesimi për t’iu bashkuar vizionit të AAK-së për shtetin e fortë, është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit.
Të sapoaderuarit, profesionistë të respektuar, i falënderova për besimin duke iu uruar që përvojën politike ta shfrytëzojnë më së miri në familjen e madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës dhe tërë Kosovës.

RH".

Hasani ditë më parë ishte larguar nga Nisma Socialdemokrate.  


MË SHUME NGA Lajme