21:07 / 12.07.2019
Dënohet me dy vite burg një kosovar në Itali, për terrorizëm
Gjykata e Apelit në qytetin italian, Brescia ka konfirmuar se e ka dënuar me dy vite burgim kosovarin, Gafurr Dibrani.
Dibrani, 27 vjeç, është dënuar për akuzat për publikimin e disa videove dhe disa komente të tij për organizatën terroriste ISIS, transmeton Indeksonline.
Para dy viteve, kosovari ishte dëbuar nga Italia dhe ishte ekstraduar në Kosovë.
Por, ai tashmë gjendet në një burg të Brescias. Avokati i tij, Marca Capra ka kërkuar lirimin e Dibranit, por kërkesa e tij është refuzuar nga gjykatësit.























