PSG "kërcënon" Bayernin për Sanen
BKT
Sport

PSG "kërcënon" Bayernin për Sanen

PSG ka hyrë në garë për sulmuesin e Manchester Ciyt, Leroy Sane.

Bayerni e ka konfirmuar që po e dëshirojnë transferimin e gjermanit dhe tash edhe Parisi i ka hapur sytë kah gjermani.

PSG ka një lidhje me të mirë me Cityn se Bayerni, kjo i jep një avantazh.          

Këtë javë trajneri i Bayernit, Niko Kovaç tha “ai mund të na ndihmojë me kualitetet e tij, e kemi parë si luan te Manchester City dhe kombëtaren e Gjermanisë”.

Sane është i lidhur me City-n deri në 2021 dhe ka refuzuar që të flas për kontratën e re me Cityn.