10:18 / 13.07.2019
Barone i kërkon De Rossit të qëndrojë
Shefi i Fiorentines, Joe Barone ka pranuar që e dëshiron ta mbajë akoma në ekip kapitenin e skuadrës, Daniele de Rossi.
De Rossi po e konsideron pensionimin pas përfundimit të sezonit me Romën.
Por Barone ka thënë për De Rossin se “ai do të jetë i duhur në dhomën e zhveshjes, ai mund t’iu ndihmoi shumë lojtarëve të rinj për t’u rritur, do të shohim çfarë do të zgjedh ai, nëse ai do të vazhdojë apo të përfundoj karrierën si futbollist”.
Ai tha se nëse De Rossi do të vazhdojë të qëndrojë kjo do të ishte një kënaqësi e madhe.























