12:36 / 13.07.2019
Akil Gjakova e fiton me ippon luftën e parë në Budapest
Akil Gjakova e ka nisur mbarë rrugëtimin drejt medaljes në ‘Grand Prix 2019’ që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudisti nga Kosova ka arritur të mposht me ippon Constantin Gabun nga Kanada, në ndeshjen e vlefshme deri në 73 kilogramë.
Për Akilin kjo ishte ndeshja e parë, pasi raundin e parë ishte garues i lirë. Në sfidën e radhës, Gjakova do të takohet me fituesin e takimit Ediev – Stump.
Kujtojmë se Kosova deri më tani në Budapest ka fituar dy medalje të argjendta.























