“Messi duhet të transferohet tek Interi, nëse dëshiron që…”
Lautaro Martinez zhvilloi një sezon të mirë me Interin, në sezonin e fundit, por edhe me Argjentinën në Kupën e Amerikës.
Para pak kohësh u fol se për sulmuesin 21-vjeçar interesohej Barcelona, të cilët donin ta shikonin në sulm së bashku me yllin e tyre Leo Messi. Madje edhe vetë Messi ishte shprehur, se Martinez ishte një lojtar shumë i mirë, dhe e ndihmonte shumë në sulm.
Për këto zëra ka folur edhe agjenti i lojtarit të Interit: “Lautaro Martinez nuk do të largohet nga Interi dhe ai mezi po pret të fillojë stërvitjen me Conten. Ai është i lumtur me zikaltërit dhe po jeton një ëndërr të madhe. Konte e thirri atë për të shpjeguar se e ka pjesë të projektit të tij”, u shpreh Jakue.mesi martinez
Gjithashtu ai tregon edhe për interesin e katalanasve, dhe mënyrën se si Martinez dhe Messi mund të luajnë së bashku.
“Është e vërtetë, kishte një interes nga Barcelona për Martinez, edhe pse askush nga klubi nuk na kontaktonte zyrtarisht, por e përsëris, Lautaro qëndron në Inter. Nëse Messi dëshiron të luajë me Martinez, e vetmja mënyrë që ta bëjë këtë është të transferohet tek Interi”, mbylli intervistën agjenti.























