Përmirësimi i shërbimeve konsullore të Kosovës,temë diskutimi në Frankfurt
BKT
Lajme

Përmirësimi i shërbimeve konsullore të Kosovës,temë diskutimi në Frankfurt

Në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt u mbajt mbledhja e radhës e drejtuar nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj me Udhëheqësit dhe Përfaqësuesit e Konsullatave të Përgjithshme të Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Berlin, Düsseldorf dhe Hamburg.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe Përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme të Kosovës: Këshilltari i Ministrit Pacolli, Florent Muqaj, Sekretari i Përgjithshëm i MJ, Fitim Sadiku si dhe Drejtori i DQK Hamdi Reçica.

Në këtë mbledhje u disktua për sfidat me të cilat Misioni më i madh i Kosovës jashtë vendit, në Gjermani, po ballafaqohet.

Përmirësimi i shërbimeve konsullore për rreth 400.000 shtetasit tanë duhet të bëhet. Për këtë pikë janë marrë hapat konkret dhe pritet angazhim më i madh duke patur parasysh numrin e vogël të personelit karshi kërkesave të mëdha të qytetarëve.

Përgatitjet përfundimtare për hapjen e Konsullatave të Përgjithshme të Kosovës këtë vit në Düsseldorf dhe Hamburg.

Përmirësimi i komunikimit real dhe virtual me shtetasit tanë në Konsullata dhe shtimi i kualitetit dhe shpejtësisë së shërbimeve për shtetasit tanë.

Kosova është shtet tash 11 vjet. Shërbimet Konsullore për shtetasit tanë janë dukshëm më të avancuarat krahasuar me shtetet për shtetasit e rajonit. Por kjo nuk na jep satisfakcionin të mendojmë që jemi më të mirët pasi nevojat e shtetasve tanë janë të shumta dhe pakrahasueshëm më voluminoze me vende tjera.

Si Mision në Gjermani kemi zotimin e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës që të moblizohemi në përmirësim të këtyre shërbimeve. Çdo ditë po punojmë në këtë drejtim- dhe pranojmë Kritikat por edhe sugjerimet e të gjithë shtetasve tanë.


MË SHUME NGA Lajme