Tronditje të fuqishme tërmeti pranë kufirit shqiptar
BKT
Shqipëri

Tronditje të fuqishme tërmeti pranë kufirit shqiptar

Veriu i Greqisë goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Sipas raportimeve mësohet se tërmeti e ka patur epiqendrën pranë qytetit Stanos, 45 km larg Prevezës.

Ende nuk ka informacione për dëme në njerëz apo në shtëpi, apo nëse lëkundjet janë ndjerë edhe brenda territorit shqiptar.

Kujtojmë se ditët e fundit, dhjetëra tërmete kanë lëkundur vendin tonë, më të shumtat me epiqendër Korçën.


MË SHUME NGA Shqipëri