23:28 / 13.07.2019
Hoxhaj: Lukas Mandl, zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian për Kosovën
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se Lukas Mandl është zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian sa për Austrinë po aq edhe për Kosovën.
“Lukas Mandl është zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian sa për Austrinë po aq edhe për Kosovën. Si mysafir nderi në ditëlindjen e tij pata kënaqësinë të flas për miqësinë time me të, por mbi të gjitha për miqësinë e Kosovës me të. Ne në Kosovë besojmë në atë që Lukas përfaqëson dhe jemi përjetë mirënjohës për mbështetjen që ia jep Kosovës”, shkruan Hoxhaj.























