Xhaka tregon besnikërinë ndaj Baselit të Arbnorës
BKT
Magazina

Xhaka tregon besnikërinë ndaj Baselit të Arbnorës

Mesfushori shqiptar ka thënë se nuk mendohet të largohet nga Baseli

Taulant Xhaka është një nga shtyllat e Baselit në vitet e fundit. Një futbollist luftarak në fushë, që gjithashtu ka luajtur disa role, madje edhe si qendërmbrojtës, apo edhe mbrojtës i djathtë.

Në një intervistë për ‘Blick’, ai ka thënë se nuk mendon të largohet të Baseli asnjëherë, duke i shprehur besnikërinë, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, dashuria e tij më e madhe është e fejuara, Arbnora. Ai është gjunjëzuar vetëm një herë, kur i propozoi për martesë.

Edhe pse mori përgjigje pozitive, ai bëri një gabim. “Unë e kam hapur kutinë e unazave gabimisht dhe kjo është arsyeja pse fotografia duket sikur unë po ia drejtoj atë vetes”, është shprehur Xhaka, duke qeshur.

“Arbnora është dashuria e jetës sime”. Se kur do të bëhet martesa, megjithatë, Xhaka ende nuk e di: “Spontanisht, sa më shpejt. Mjafton të kem disa ditë të lira, në cilëndo kohë”, shprehet tutje mesfushori kuqezi./albinfo.ch


MË SHUME NGA Magazina