11:34 / 14.07.2019
Martohet në fshehtësi futbollisti Ermir Lenjani
Futbollisti Ermir Lenjani i ka dhënë fund beqarisë. Lenjani është martuar me të fejuarën e tij, Herolinda.
Futbollisti ka organizuar një dasmë private me familjarët dhe rrethin e ngushtë shoqëror.
Në mediat sociale është shfaqur një foto e tij duke kërcyer me partneren, transmeton oranews.
Por vetë Lenjani nuk ka publikuar asnjë foto në rrjetet sociale nga dita e veçantë e jetës së tij.
Futbollisti dhe Herolinda u fejuan dy vite më parë, 12 korrik 2017.
























