FC Prishtina dhe Bashiru ndajnë rrugët
BKT
Sport

FC Prishtina dhe Bashiru ndajnë rrugët

FC Prishtina dhe ganezi Abdul Bashiru kanë ndarë rrugët.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar për ndërprerjen e kontratës me ganezin, derisa i ka uruar sukses Donat Hasanaj, ky i fundit ka vendosur që karrierën ta vazhdoj te FC Drita, transmeton RTKLive.

“Me iniciativë të klubit, me marrëveshje, është ndërprerë kontrata me mbrojtësin e majtë, ganezin, Abdul Bashiru. 27 vjeçari me Prishtinën ka regjistruar 71 ndeshje dhe 1 asistim.

Donat Hasanaj, në muajin shtator i mbush 20 vjeç, fëmijë i Shkollës së futbollit FC Prishtina, me ekipin e parë ka regjistruar 6 paraqitje dhe 1 asistim. Mesfushori prishtinas i cili ka luajtur edhe si mbrojtës i djathtë, pas skadimit të kontratës ka vazhduar me Dritën nga Gjilani. FC Prishtina i uron sukses Donatit në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.