06:44 / 15.07.2019
Sot fillon trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë
RTKlive
Sot do të hyjnë në fuqi Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, pas nënshkrimit të këtyre udhëzimeve nga ministri, Fatmir Matoshi.
Me këtë rast, Ministri Matoshi do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e udhëzimeve.
Me hyrjen në fyqi të këtyre udhëzimeve administrative fillon zyrtarisht edhe trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë.
Konferenca do të mbahet në kabinetin e Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti Rilindja, duke filluar nga ora 14:00.























