Hoti me ftesë të Kongresit, sot udhëton për në ShBA
BKT
Lajme

Hoti me ftesë të Kongresit, sot udhëton për në ShBA

RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar në Facebook se me ftesë të Kongresit, sot udhëton për në ShBA.

"Jam i ftuar si anëtar i Kuvendit të Kosovës, pasi e udhëheq grupin kryesor opozitar, për të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar që organizohet nga Kongresi. Forumi mbledh liderët e grupeve kryesore parlamentare të 16 vendeve, të cilët lider janë përgjegjës për funksionimin e legjislativit,  marrëdhëniet ndërpartiake brenda legjislativit,  ndërlidhjen e legjislativit me ekzekutivin dhe relacionet e legjislativit me komunitetin ndërkombëtar", ka shkruar Hoti.

 


MË SHUME NGA Lajme