Bytyqi: Mosakreditimi i universiteteve është vendim i KShC-së, jo i MAShT
BKT
Lajme

Bytyqi: Mosakreditimi i universiteteve është vendim i KShC-së, jo i MAShT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një konferencë për medie ka bërë të ditur se për mos akreditim të 3 universiteteve publike, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren, ka vendosur Këshillit Shtetëror i Cilësisë, e jo MASHT-i.

Sipas Bytyqit përmes shkresave zyrtare të MAShT-it dhe Këshillit, këta të fundit i kanë thënë MAShT-it se nuk do të merret asnjë vendim deri në datën 22 korrik, derisa Këshilli është mbledhur sot pa dijeninë e MAShT-it.

“Siç e dini për vendimet e fundit që këshilli i cilësisë ka marrë e pamë të arsyeshme të iu njoftojmë këto nuk janë vendime të MAShT pasi këshilli shtetëror i cilësisë merr vendime sipas ligjit në fuqi. Ne kemi pas një shkresë që na ka njoftua Agjencioni kundër korrupsion ku thuhet se ka shkelje ligjore në përbërjen aktuale të këshillit të cilësisë dhe ne kemi kërkuar nga ta që të zgjidhen këto çështje. Kjo është në kundërshtim me vendimin që e ka marrë këshilli shtetëror i cilësisë”, tha Bytyqi.


MË SHUME NGA Lajme