19:08 / 15.07.2019
Morata i gëzuar që i ka shkëputur lidhjet me Chelsean
Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata është i gëzuar që i ka shkëputur të gjitha lidhjet me ish-klubin e tij, Chelsea.
Pas një sezoni të tmerrshëm në Chelsea, Diego Simeone e ka transferuar spanjollin në ekip për ta rikthyer në formën e tij më të mirë.
“Atletico Madrid është gjëja më e mirë që mund të më ndodh, do të thotë shumë për mua nëse do të fitoj disa tituj me Atleticon”, deklaroi ai.
Morata ka folur edhe për ish-bashkëlojtarin e tij Antoine Greizmann, i cili u transferua te Barcelona.
“Është një ndër lojtarët më të mirë në botë, nuk me duhet të tregoi se sa i madh është ai. Greizmann është një ndër sulmuesit më të mirë që ka luajtur për Atleticon ndonjëherë”, tha ai.























